Tre policë qëllohen me pushkë në një kafiteri në Teksas, njëri prej tyre humb jetën – hetuesit besojnë se ishte organizuar një pritë për ta

Një burrë i armatosur më pushkë ka qëlluar tre policë në Teksas para një kafiterie, derisa kishin dalë në vendin e ngjarjes pas një telefonate të marrë – ku një prej tyre humbi jetën.

Në anën tjetër, policia ka arrestuar një person pavarësisht që autoritetet nuk e dinin menjëherë nëse ai person ishte i dyshuar apo dëshmitar, ka bërë të ditur para gazetarëve zëvendës-sherifi në Houston, James Johns.

“Mendoj që ishin viktimë e një prite, ishin qëlluar me pushkë”, ka shtuar Johns.

Të shtënat ndodhën rreth orës 2:15 të mëngjesit, pasi katër zyrtarë policorë në Harris, që punonin një punë shtesë në një kafiteri, dolën jashtë për të zgjedhur një problem.

“Mendonin se bëhej fjalë për plaçkitjes ku dëshironin të parandalonin më të keqen. Ata tentuan të arrestojnë të dyshuarin, kur hasën në pritë”, ka shtuar zëvendës-sherifi.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, por njëri prej tyre nuk i mbijetoi plagëve. E të mbijetuarit ishin qëlluar në shpinë dhe këmbë. Hetuesit besojnë se vrasësi ishte një djalë rreth të 20-ve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme