Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka ‘shpërthyer’ pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj.
Geci përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër, duke e quajtur Drenicën Kralevë.
Ai shkruan se, Bekimi para robit e Zotit është fitimtar, ndërsa para maskarenjëve s’ka rëndësi.
Sipas Gecit, të njëjtit edhe në luftë e lanë familjen Jashari vetëm dhe ikën pa shkrepur asnjë pushkë.
Postimi i plotë:
Urime fitorja Kralevë…!
Edhe ashtu dikur Skenderajt i kanë thënë Mala Kraleva
Bekimi me duar të pastërta para robit dhe Zotit je fitimtar. E para maskarenjëve s’ka rëndësi.
Bekimi dhe Familja Jashari rrini krenar se edhe në luftë të njëjtit iu kanë lënë vetëm, ata që sot ishin kundër teje Bekim edhe dje ishin kundër Ademit, ata që dje kur ju digjeshit në flak i madhë e i vogel, të njëjtit iu lanë vetëm dhe ikën pa shkrepur as edhe një pushkë.
Ligji i të pabesve ekziston mbi këtë dhe, ngase i drejti e ka më vështirë ta shperndajë drejtësin.
Bëhu më i keqi i ke të gjithë pas vetes!
Ata që dje i ke pasur me vete i ke edhe sot.