Nuk lejohen studentët e pavaksinuar, përplasje te Shkencat e Natyrës

Studentët e pavaksinuar nuk lejohen të hyjnë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Kjo ka sjellë përplasje mes tyre dhe punonjësve të sigurisë, të cilët kanë thërritur në ndihmë dhe efektivët e policisë.
Studentët e revoltuar me vendimin e FSHN-së kanë bllokuar qarkullimin e makinave në afërsi të Fakultetit.

Një prej studentëve, që nuk ka pranuar të vaksinohet, thotë se ata nuk kanë marrë një përgjigje si do të veprohet me ta, dhe se zgjidhja duhet të ishte mësimi online.

“Nuk mund të na mohohet e drejta që ne kemi për t’u arsimuar. Mes nesh ka edhe studentë të vaksinuar që na janë bashkuar, do të ndjekim çdo rrugë që të na respektohet e drejta kushtetuese”, tha më tej studenti.

Lexo edhe :  Viti i ri akademik nis me policë te dera: Kusht vaksinimi ose testi PCR

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, Universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore.

Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar.

Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme