Familja ruse që u gjet e vdekur në pishinën e një hotelit luksoz në Qerret, kishte pasion udhëtimet dhe kjo shihet edhe nga fotot e vendeve që ato kishin vizituar.
Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Ekatrina, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin ndër familjet e pasura ruse.
Vajza Ekatrina ishte menaxhere pronash, ndërsa i biri Aleksandër, i vetmi i mbetur i gjallë nga familja, i cili jeton në Moskë, është përfaqësues i një kompanie medicinale. Trupat e familjes do të tërhiqen në morgun e Tiranës, nga i biri Alexandër.
4 turistët rus u gjetën të vdekur pak ditë më parë brenda pishinës dimërore në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës. Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.