Tashmë është publikuar një video e momentit kur kamioni godet turmën e ushtarëve në Jerusalem dhe për pasojë lë pesë të vdekur e deri tani një numër të pakonfirmuar të personave të lënduar.
Në video shihet momenti tronditës kur kamioni futet mes turmës, e më pas në gjithë panikën e krijuar kthehet edhe njëherë më pas dhe godet sërish turmën, transmeton Klan Kosova.
Videoja me pamje të rënda tregon njerëz të çorinetuar që përpiqen të largohen, ashtu si edhe të tjerë që duan të ndihmojnë ata që kanë pësuar.
Ky sulm është cilësuar terrorist, dhe besohet se është kryer nga palestinezi 28 vjeçar, Fadi al-Qanbar që ka mbetur i vdekur.
Videon e këtij momenti të rëndë mund ta shihni më poshtë:
(Kujdes, pamjet janë të rënda)