Partizani në udhëkryq, derbi e shpëton ose e zhyt, nuk ka rrugë të mesme

Derbi Tirana-Partizani vjen në momentin më të keq të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja. Të kuqtë i kanë bërë një nisje jo të mirë sezonit, teksa kanë regjistruar 4 barazime dhe një humbje. Distanca me kreun, që mbahet pikërisht nga rivali i përjetshëm është 7 pikë.

E thënë ndryshe, derbi është udhëkryqi i sezonit për Partizanin, ku edhe barazimi vlen shumë pak. Një pikë thjesht do të zgjaste krizën e rezultateve të një skuadre që është ndërtuar për titullin kampion. Ndërsa humbja do të vinte në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Daja.

Deri tani stoli nuk është lëkundur nga drejtuesit, por humbja në derbi mund të sillte furtunë jo vetëm te stafi teknik, por edhe te lojtarët, teksa është investuar shumë. Jo më kot vlera e Partizanit aktualisht në treg është 5.3 milionë euro, 1 milionë e 200 mijë euro më shumë se e Tiranës.

Ndërsa fitorja në derbi do të ishte barka e shpëtimit për të kuqtë dhe ndoshta edhe pikënisja e një serie fitoresh, çka do ta ngjiste skuadrën në krye pas përfundimit të fazës së parë. E thënë me pak fjalë, Partizanit i bën punë vetëm fitorja, ndryshe asnjë nuk mund ta parashikojë të ardhmen e skuadrës së kuqe gjatë këtij sezoni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme