Vendimi për kategorizimin e veteranëve, sjell protesta

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, paralajmëron se do të ketë protesta nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk iu përgjigjet kërkesës së tyre për anulimin e vendimit për kategorizimin e veteranëve.

Qeriqi ka thënë se me këtë kategorizim është bërë një padrejtësi e madhe.

Sipas tij, nga kjo janë dëmtuar më së shumti komandantët e operacionit “Shigjeta”.

“Ky kategorizim ka me ndikuar negativisht sepse është një ndryshim për çështjet e veteranëve të luftës. Për këtë arsye ne kemi reaguar se nuk pajtohemi me këto procedura të shpejta. Një pjesë e veteranëve që për 3 muaj kanë marrë pjesë në beteja çdo ditë sidomos në pjesën Koshares dhe Pashtrikut sot iu bëhet e padrejtë me këtë kategorizim”, tha Qeriqi.

LEXO EDHE: Edhe në Londër protestohet për Haradinajn

Për këtë arsye ai ka treguar se ka pasur takim me komandantët e operacionit “Shigjeta” dhe një pjesë të eprorëve të betejës së Koshares, dhe pas përgjigjes së presidentit Thaçi do ndërmerren edhe veprimet e nevojshme duke mos përjashtuar as protestat.

“Po presim deri të merret një përgjigje prej presidentit dhe unë kam qenë i hapur ju kam treguar se jam i gatshëm edhe të protestojmë dhe përkrahja jonë nuk do i mungojë në këtë drejtim. Nëse nuk marrin përgjigje pozitive nga kërkesat që ia kanë drejtuar presidentin atëherë nuk mbetet rrugë tjetër përveç protestës”, ka shtuar ai.

Ditë më parë, komandantët e operacionit “Shigjeta” të rajonit të Dukagjinit i kanë adresuar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, duke kërkuar nga ai anulimin e vendimit të Qeverisë për kategorizimin e veteranëve të luftës./Indeksonline

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme