180 zëra të rinj në “Nderime atdheut!” (VIDEO)

Përgjigjja ndaj thirrjes për “nderime atdheut” do të jehojë më fort në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ushtrisë iu shtuan edhe 180 rekrutë që e dhanë betimin sot para eprorëve dhe komandantes supreme, presidentes Vjosa Osmani.

Këta u certifikuan pas nëntë javë stërvitjesh intensive. Liderët thonë se suksesi i tyre e ka forcuar shtetin.

Presidentja Osmani deklaroi se ushtarët e rinj janë të gatshëm t’i dalin zot atdheut e miqve.

“Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat tona, por edhe ato të aleatëve tanë amerikanë e evropianë e më gjerë”, u shpreh ajo, njofton Klan Kosova.

Veç lëvdatave, kryeministri Albin Kurti tha se FSK-në e ka prioritet në qeverisje.

“Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në tregon për përkushtimin tonë që kemi për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të vendit tonë”, tha Kurti.

Kurse Irfete Spahiu, komandante në Komandën e Doktrinës e Stërvitjeve, i këshilloi t’i mishërojnë tri vlera si ushtarë.

“Vërtetuat edhe njëherë se ju tani jeni të gatshëm t’i shërbeni vendit me nder, krenari dhe integritet”, tha ajo.

Rekrutët tash e tutje kanë një përgjegjësi të madhe mbi supe, andaj krenaria e emocionet bëhen bashkë edhe për familjarët e tyre, kur i shprehën uratat në fund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme