Miku i Babis Anagnostopoulos ka thyer heshtjen duke rrëfyer sekretet e jetës së autorit të krimit, që vrau gruan, Carolinën në muajin maj të këtij viti. Ai ka zbuluar për mediat se Babis e tradhëtonte të shoqen duke pasur një lidhje paralele.
Më pas ai foli për martesën e mikut të tij me Carolinën, por edhe për fundin tragjik të saj. “Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të linte shumë hapësirë për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi. Ajo tjetra u befasua sepse e mësoi lajmin nga mediat sociale” shtoi ai. “Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq” deklaroi ai.
Babis Anagnostopoulos tashmë ndodhet pas hekurave duke vuajtur dënimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline Crouch. Vrasja e saj tronditi Greqinë gjatë muajve të verës duke i mbërthyer pas me historinë, e cila është e ngjashme me filmat.
Burimi: Prothothema.gr