Një histori sa e çuditshme por e vërtetë është raqportuar në Itali ku protagonist është një 30-vjeçar shqiptar.
”Nuk mund ta duroj më, burgu është më i mirë ”.-është shprehur shqiptari para policisë.
Oficeri në detyrë në kazermën Tenenza Carabinieri në Guidonia Montecelio, mbrëmjen e djeshme, kujtoi për një moment, se ishte viktimë e një shakaje, kur një shqiptar 30-vjeçar, i cili ishte në arrest shtëpie për krime të mëparshme, sapo ishte paraqitur në kazermë duke kërkuar që ta çonin në burg.
30-vjeçari u ka shpjeguar ushtarakëve se nuk e përballonte dot më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij dhe për këtë arsye, i acaruar nga situata, preferoi të arratisej duke u paraqitur spontanisht para karabinierëve për të kërkuar vuajtjen e dënimit. pas hekurave. Policia e arrestoi atë me akuzën e arratisjes dhe autoriteti gjyqësor, i informuar për situatën, urdhëroi transferimin e tij në burg.
(d.a/dosja.al)