Ende askund raporti gjerman për zjarrin në Tetovë, pa përgjigje nëse Spitali modular ishte në rregull

Raporti i shumëpritur i ekspertëve gjerman për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë ende nuk ka arritur në Prokurorinë Themelore në vend. Ende nuk dihet nëse shkaktar për shpërthimin e zjarrit eventualisht mund të jetë gabim i faktorit njeri. Ndërkohë Prokuroria Themelore thotë se në mënyrë intensive po grumbullon prova materiale dhe verbale për zjarrin në Qendrën modulare në Tetovë.

“Pas udhëzimeve dhe urdhrave të dhëna nga 5 prokurorë, institucionet dhe organet kompetente po veprojnë dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të dhënat e kërkuara dhe raportet duhet t’i dorëzojnë për hetim. Ne atë drejtim, prokurorët do të vazhdojnë me thirrje dhe marrje në pyetje të njerëzve të cilët për momentin nuk mund të precizohen. Pritet edhe arritja e raportit nga ekspertiza e kryer nga ekspertët nga Gjermania”, thonë nga Prokuroria Themelore.

Edhe Prokuroria për Krim të Organizuar po heton lëshimet e mundshme gjatë ndërtimit të spitaleve modulare në vend. Por tani për tani nuk japin përgjigje se kush ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtesës, si dhe për pranimin teknik në spitalet modulare, për shkak se siç thonë, lënda është në procedurë para hetimore.

“Në interes të procedurës dhe respektim të prezumimit të pafajësisë, të gjitha aktivitetet dhe veprimet që merren nga ana e organeve kompetente gjatë procedurës para hetimore janë sekrete, dhe duke marrë parasysh këtë, opinioni publik do të informohet në kohë në momentin kur do të mund të shpërndahen më shumë informacione të cilat nuk do të jenë pengesë në procedurë”, thanë nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

Natën e 8 shtatorit në zjarrin në spitalin modularë në Tetovë jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Informacionet e para për shkaqet e fatkeqësisë nga Prokuroria Themelore thonë se zjarrin e ka shkaktuar kontakti i shkurtër elektrik në kabllon vazhduese, ku ka qenë i kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme