Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Fierin dy ditë më parë.
Policia e këtij qyteteit po kryen hetime intensive për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Demir Backa.
Mësohet se janë shoqëruar rreth 15 persona, teksa policia deklaroin se kanë qenë tre persona autorë të ekzekutimit.
Ndërkohë SYRI TV dhe SYRI.net mësojnë se targat e mjetit që u gjet i djegur në Daullas i kanë qënë targa që janë të vjedhura në Kosovë.
Makina e djegur e autorëve të krimit ndodhet në mjediset e komisariatit të Fierit, aty ku do të ekzaminohet gjithçka ka mbetur prej saj.
Në vendin u ku dogj mjeti janë studiuar të gjitha rrugët nga ku mund të largoheshin autorët.
Lidhja me by pass është shumë afër, çka dhe sipas hetimeve bëjnë që të jetë një ndër rrugët nga ku mund të jenë larguar autorët. Sipas të dhënave paraprake mund të kenë qenë 3 personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Dy prej tyre në automjetin tip ‘Benz’ që u gjet i djegur dhe një tjetër që mendohet se i priste në zonën e Daullasit.
© SYRI.net