Nesër, e martë, do të mbahet seancë ku do të diksutohet për arrestimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj nga policia franceze.
Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit.
Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze.
Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.
Seanca pritet të fillojë në orën 11:00./Telegrafi/