Gjatë mbledhjes së grupit parlamentarë, deputeti Tomor Alizoti ka deklaruar se PD-ja rrezikohet ekzistenca e saj nëse nuk adresohet problemi me foltoret e Sali Berishës. Sipas burimeve të sakte.net, Alizoti ka pohuar se përçarja në parti sa vjen e thellohet.
“PD ndodhet në krizë të thellë. Nuk mund të bëjmë sikur s’e shohim. Ne na ka kushtuar mosqenia në Foltore, se demokratët janë të revoltuar me ne. Duhet zgjidhur kjo krizë. Partia po vuan. Pa u zgjidhur kjo krizë çdo diskutim tjetër s’ka vlerë. Në anije ka rënë zjarri. Rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në ‘Foltore’ e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve”, ka thënë Alizoti./sakte.net