Bekim Sali: Visar Ganiu, pa kërkuar falje për mashtrimet po e kërkon një mandat të dyt

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çairit, Bekim Sali, ka qëndruar sot në lagjen Serava, ku ka deklaruar se në vitin 2017 kryetari aktual i Çairit Visar Ganiu kishte premtuar se do ta bëjë një kopsht për fëmijë. Sali ka thënë se Ganiu ka një bagazh të rëndë me premtime të parealizuara për rikonstruksione të shkollave, për ndërtime të bibliotekave, për meremetime të çerdheve

Bekim Sali, kandidat për komunën e Çairit, nga koalicioni Alternativa dhe Alenaca për Shqiptarët

“Në të vërtetë, në faqet 38-53 ai vetëm në 15 faqe ka 20 mashtrime e gënjeshtra për rikonstruksione të shkollave, për ndërtime të bibliotekave, për meremetime të çerdheve dhe, pos tjerash, edhe për ndërtim të dy kopshteve për fëmijë. Pa hyrë në detaje për mashtrimet që i ka dhënë për shkollat e kopshtet e tjera, po jua rikujtoj se në faqet 52-53 ai ka premtuar se këtu prapa nesh do të ndërtojë një kopsht për fëmijë në vlerë prej 1 milionë e 150 mijë euro”

Sali shtoi se përderisa shihet me sy ky mashtrim nuk mund të mos konstatohet se njeriu që ka mashtruar për këtë premtim është Visar Ganiu, i cili gjithashtu nuk tregon se ku kanë shkuar më shumë se 1 milion euro.

Ai gjithashtu tha se nuk duhet të dëshprohen qytetarët që e kanë votuar atë, pasi siç tha nga 1 nëntori është shansi që në Çair të realizojnë projekte reale, ndërsa mashtrimin dhe gënjeshtrën ta shndërrojnë në histori të hidhur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme