Që në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, miratimi i rregullores ka qenë një nga problemet më të mëdha që shpesh ka çuar në debate të forta mes demokratëve dhe socialistëve. Madje ka pasur dhe braktisje mbledhjeje nga këta të fundit.
Pas shumë diskutimesh, sot është miratuar rregullorja e Komisionit.
“Miratohet. Kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Në nenin 1 të rregullores së mëparshme. Numri i anëtarëve ka qenë 11. Tani do jenë 15. Neni 2 për objektin e komisionit hetimor nuk ka asnjë ndryshim. Baza ligjore pa asnjë ndryshim. Neni 4, ka një ndryshim sa i përket numrit të vendimit të kuvendit, bëhet numri 79/2021, datë 14.10.2021. Neni 5 pa asnjë ndryshim. Neni 6, detyrat e sekretarit. Neni 7 zhvillimi i mbledhjeve të komisionit.
Neni 8 pa asnjë ndryshim. Neni 9 nuk ka asnjë ndryshim, Projektvendimet. Neni 10, propozimet. Neni 11 radha e votimit, pa asnjë ndryshim. Neni 12, mënyra e votimit, pa asnjë ndryshim. Neni 13 procesverbali i mbledhjeve, pa ndryshim. Neni 14, për të dhënat. Neni 15, caktimi i ekspertëve. Pa asnjë ndryshim. Neni 16 për specialistët e jashtëm pa asnjë ndryshim. Neni 17, thirrja për të dëshmuar, pa asnjë ndryshim. Neni 17 pa asnjë ndryshim. Neni 18 pjesëmarrja e anëtarëve të Komisionit në mbledhje. Neni 20, rithirrja e personave në seancë. Neni 21 ndryshohet numri dhe data për këtë komision, 79.2021. Neni 22 asnjë ndryshim, raporti përfundimtar. Neni 23, buxheti i komisionit, pa asnjë ndryshim”, tha Alibeaj.