Deputeti i PD, Tomor Alizoti: Nuk jam as me Bashën e as me Berishën, partia në krizë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur sot rreth situatës së brendshme që po ndodh në PD mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Alizoti u shpreh se në PD nuk është me askënd, pasi ai ndodhet në këtë parti për historinë e tij familjare si i persekutuar nga regjimi i komunizmit.

  “Kam përshtypjen që kjo situatë në PD ka krijuar militanzimin e Partisë së Punës, o je me mua o je me atë. Por të them unë pse jam në PD. Unë në PD nuk jam as për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Unë jam në PD për familjarët e mi që janë pa varre. Në shtëpinë tonë ka vetëm dy varre, i mamasë dhe babait tim. Unë për historinë e familjes jam në PD. Jam në këtë parti pasi jam lindur në internim. Jam përbuzin kur Edi Rama shëtiste nëpër bllok. Ky është misioni i madh i të gjithë historisë time. Kjo është arsyeja që unë s’jam me asnjë nga palët, jam vetëm me Partinë Demokratike”, tha deputeti.

Më tej ai u shpreh se PD dhe opozita është në një krizë ideologjike dhe se PD do dalë më e vogël nga beteja mes Bashës dhe Berishës.

Kriza reale e PD është se nuk ka ideologji, nuk ka luftë ideologjike. Në çdo grupim njerëzor ka ideologji. Kriza më e madhe është kriza ideologjike e të djathtës shqiptare. Por tani është një luftë mes dy individësh. PD do jetë më e vogël se më para, pavarësisht se kush do ta fitojë këtë betejë”, u shpreh deputeti demokrat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme