Pasi presidenti maqedonas Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re, Bashkimi Evropian doli me qëndrim të përsëritur se pret “formim të shpejtë të qeverisë së re”, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç e përsëriti qëndrimin e qeverisë joformale të BE-së, të shprehur një ditë pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor.
“Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them është se ne prej afër e ndjekim situatën. Siç thamë në të kaluarën, ne, në kuadër të afateve kushtetuese, presim formim të shpejtë të një qeverie të re stabile. Ne, gjithashtu, dëshirojmë të shohim implementim urgjent të reformave, zgjidhje të çështjeve për qeverisje sistematike të të drejtës, njëjtë edhe përmes prioriteteve urgjente reformuese dhe përmes implementimit të vazhduar të marrëveshjeve paraprake politike. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë ta mbështesim vendin në procesin integrues. Kjo është e tëra që mund të them për momentin”, potencoi Kocijançiç.
Këtë qëndrim për zgjedhjet në Maqedoni paraprakisht e shprehën edhe Federika Mogerini dhe Johanes Han, zëvendëskryetarja dhe komisari i Komisionit Evropian të cilët gjithashtu kërkuan “opsioni i ardhshëm të luajë rol konstruktiv dhe aktiv në Parlamentin e Maqedonisë”./MIA/