Perëndimi me plan po armatos shtetin e Kosovës dhe shtyn Prishtinën në konflikt me Serbinë. ka deklaruar eksperti për siguri kombëtare edhe globale Nikola Antiç, duke shtuar se Prishtina gjatë 2021 mbushi depot me pajisje ushtarake, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.
“Ata kanë blerë 3 mijë minahedhës dore nga BeH. Çfarë i duhet një territori nën mbikëqyrjen e OKB-së, kundër kujt do të luftojnë, çfarë bënë atje KFOR-i, ndërsa Këshilli i Sigurimit hesht dhe kjo flet për teatrin absurd atje. Shqiptarët thonë se po armatosen, sepse Serbia po armatoset dhe është agresive ndaj tyre. Serbia nuk është agresive ndaj askujt, forcat tona duhet të zmbrapsin secilin agresor, ndërsa si KFOR-i mbron qytetarët e pamë kur ROSU gjuajti në serbët”, tha Antiç në Kurir TV.
Sipas tij Serbia zhvillon aftësi defanzive ushtarake “Pretendojmë vetëm territorin tonë, në BeH nuk pretendojmë se Serbia ka nënshkruar marrëveshjen e Dejtonit, ajo është vend sovran dhe duhet të zhvillojë ushtrinë e vetë. Kjo nuk është problem. Problemi është prej nga gjithë ky armatim në Kosovë, ata siguruan 150 topa kundër ajror. Për çka? Cila polici në Kosovë duhet të shfrytëzojë topa kundërajror dhe për çka shërbejnë? A do arrestojnë ndonjë kontrabandues me topa kundër ajror”, pyeti Antiç.
Eksperti serb shtoi se ata janë në përgatitje të sigurimit të 12 mijë minave për minahedhës.
“Lista është shumë e gjatë, me armë nuk mund të tregtoni nëse shitësi nuk merr certifikatë se kush është përdoruesi i kësaj arme”, tha ai, ku në vendin e përdoruesit qëndron zakonisht Turqia.
Antiç konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk do të reagoj.
“Pse bashkësia ndërkombëtare po hesht? ShBA, Britania e Gjermania e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. Nuk do të reagojnë. Të vetmit që mund të reagojnë jemi ne. Nëse duam të mbrojmë sovranitetin dhe popullin tonë në Kosovë duhet të jemi të gatshëm për viktima dhe të mbrohemi nga agresioni i NATO-së që do pasonte”, tha eksperti.
Antiç thotë se pas gjithë kësaj fshihet konfrontimi mes perëndimit dhe Rusisë.
“Pas gjithë kësaj qëndrojnë sipas mendimit tim ShBA dhe Britania. Nuk e bënë vetëm këtë kryeministri i shtetit të rrejshëm Kurti . BE është aktuale e varur 48 për qind nga gazi rus, me ndërtimin e rrjedhës turke të gazit deri 2025, varshmëria do të jetë 68 për qind. Atëherë ndryshon politika nga shumë shtete ekonomia e të cilave varet nga gazi rus. ShBA dhe Britania nuk do lejojnë këtë, rasti i vetëm është që të nxisin trazira. Krijuan BeH ashtu si është dhe Kosovën që të mund të ndezin Ballkanin kurdo që duan”, tha Antiç.