‘Shpërtheu’ skandali/ Ish-agjenti i SHIK-ut, ‘godet’ Ramush Haradinajn

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka refuzuar ankesat e kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari për pretendimet e parregullsive gjatë procesit zgjedhor më 17 tetor.

Kryetari aktual që synonte edhe një mandat qeverisës në Skenderaj bëri ankesë në PZAP duke kërkuar që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen votat në disa vendvotime.

Por që PZAP ka refuzuar këtë kërkesë të Jasharit.

Në vendim të PZAP-së thuhet se “Refuzohet e pabazuar pjesa e apelit A.nr.724/2021 e datës 29.10.2021, e parashtruar nga Lista e Pavarur-Bekim Jashari me seli në Skenderaj, me të cilën ka kërkuar që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen vendvotimet 2122b/01D dhe 2101 X/01R, si shkak i parregullsive gjatë procesit të votimit, për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës të mbajtura me datën 17.10.2021”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme