Kur Kreshnik Spahiu ngatërron Benin me dollarin

Kreshnik Spahiu, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, në një shkrim publikuar së fundi është rrekur të vërë në shenjë barazimi midis Ben Blushit dhe Tomor Alizotit, pas një reagimi që ka bërë një prej këshilltarëve të Lulzim Bashës apo më mirë le të themi një sulmi që ajo ka drejtuar ndaj deputetit të ri të PD-së, drejtuesit të qarkut të Beratit, Tomor Alizoti.

Kreshnik Spahiu, ndoshta ngaqë punon apo ka hapësirë në ekranin e Top Channel, është përpjekur të bëjë disa krahasime për të ulur figurën e Tomor Alizotit, për të ngritur figurën e Ben Blushit, si një demokrat i madh, si një politikan me vlera të mëdha, e të tjera.

Në fakt, Kreshnik Spahiu nuk bën gjë tjetër veçse ngatërron Benin me dollarin. Dhe këtë po ia faktojmë më poshtë. Ashtu siç e ka qejf Kreshniku me pika, por po iu vëmë vetëm numra.

Kreshnik Spahiu ngatërron historinë. Tomor Alizoti, po është e vërtetë që ka qënë në internim në vitet ’90. Kurse Ben Blushi ishte nga ata djem që i përkiste një familje pjesë e nomenklaturës së Partisë së Punës. Mund të ketë shkuar për disa ditë tek PD-ja, por më pas ai ka qënë një nga njerëzit kryesore në Partinë Socialiste.

Në një moshë të re është bërë zv.ministër i Jashtëm. Është larguar më pas nga një skandal. Pastaj ka qënë ministër Arsimi, ministër i pushtetit vendor. Pjesë e një prej qeverive më të korruptuara. Ka qënë një nga njerëzit më të akuzuar nga mediat e asaj kohe dhe opozita.

Nuk ka asnjë lidhje Ben Blushi me Partinë Demokratike. Nuk i përket as mentalitetit dhe as asaj force politike që rrëzoi muret e komunizmit. Rrëzoi pikërisht familjen e Ben Blushit, e cila ishte pjesë e strukturave të nomenklaturës dhe i shërbente asaj të fundit, që nga propaganda dhe deri tek shërbimet që i duheshin.

Ndërsa Alizoti ishte në internim. Një ndryshim mjaft i madh. Partia shpirtërore e Ben Blushit që ndryshoi emrin në Parti Socialiste, është ajo që kishte persekutuar Tomor Alizotin.

Një fakt tjetër, është se Alizoti nuk ka qënë pjesë e rebelimit të ’97-ës. I atyre që u bashkuan për të rrëzuar qeverinë e Partisë Demokratike. U rrëmbyen dhe armë. Dhe erdhi në pushtet Partia Socialiste, që më pas do të bënte ministër Ben Blushin. Ky është një fakt.

Por, le të shkojmë më tej.

Le të shohim çfarë ka ndodhur vitet e fundit, ku Tomor Alizoti është një qytetar i lirë që merret me politikë dhe Ben Blushi që del nga politika pas një konflikti të vazhdueshëm me Edi Ramën. Nga inati, themelon një parti të quajtur LIBRA, dhe shqiptarët i “vënë shqelmin”. Nuk e bëjnë më as deputet.

Të krahasosh Tomor Alizotin me Ben Blushin, ka një ngatërresë shumë të madhe, dhe është shumë e vështirë të vësh shenja barazimi.

Por, Kreshnik Spahiu ka dashur ndoshta, pa dashje të ngatërrojë Benin me dollarin.

Blushi në vitet e fundit ka një rritje të çmendur të pasurisë së tij. Dhe po ta shohim është një njeri që përtej suksesit, gjithçka i vjen nga politika. Dhe nga puna e bashkëshortes së tij si notere. Kjo e fundit dorëzoi licensën, pasi plasi skandali për licensën e firmës së vajzës së saj N.B.

Një kontratë shitje për një pronë rreth 500 milionë lekë, e cila ishte deklaruar vetëm 30 mijë euro, në deklarimin e pasurisë së Ben Blushit.

Të ardhurat e tjera dhe pasuritë e Ben Blushit janë edhe disa qindra milionë lekë të fituara nga librat, për të cilat Kreshnik Spahiu thotë se është një shkrimtar i mirë. Nuk mund të bëjmë rolin e kritikut letrar. Librat mund të jenë të mira. Ben Blushi ka deklaruar disa dhjetëra apo qindra milionë lekë.

Në fakt këto janë hiç, asgjë, në krahasim me pasuritë e tjera të vëna nga Ben Blushi, në mënyrë të shpejtë dhe pa asnjë dyshim si pjesë e përfitimeve të politikës, apo interesave të pushtetit.

Kujtojmë këtu akuzat e Andon Dhimës, në lidhje me një pallat që ndodhet në Tiranë, në emër të vjehrrit të tij, të ndjerit Abaz Brati.

Një pallat i ndërtuar në vitin 2009, e firmosur me leje nga Edi Rama.

Një pallat, ku një ish-avokat, jo i ndonjë niveli të rëndësishëm përfitonte një përqindje të madhe pasurie, pas një gjyqi formal me shtetasin Andon Dhima dhe trashëgimia që la ishte me miliona euro. Kjo është të ngatërrosh Ben Blushin më dollarin.

Më tej, Ben Blushi bëhet drejtor televizioni. Dhe që nga ajo ditë, Vjollca Hoxha e cila është aksionerja dhe fëmijët e saj trashëgimtar të aksioneve të Dritan Hoxhës, thjeshtë dhe vetëm po t’i kontrollosh aksionet në emër të saj ato janë zvogëluar.

Ka humbur shumicën tek Valtelina Kafe, kompania e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, e cila në fakt është tashmë me shumicë aksionesh, 51% të kontrolluara nga EM Capital Group.

Kjo e fundit, një kompani e themeluar në Bullgari për 50 mijë euro, e cila ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë Lori Kafe, për 2.2 milionë dollarë. Ku aksionerë janë 33% Mirel Mërtiri, 33% Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, dhe Klodian Zoto me 34%.

Të paktën 33% të kësaj vlere, sipas kapitaleve të kësaj kompanie, duhej ta paguante Eva.

Nga ana tjetër janë dhe 2.2 milionë dollar, burimi i të cilave duhet hetuar. Sa i pastër është, nga kanë ardhur, si dolën nga Shqipëria në Bullgari, si erdhën nga Bullgaria në Tiranë, nga kanë kaluar, si janë paguar dhe të tjera argumenta. Apo pyetje që lindin nga çdo gazetar.

Ka të tjera kompani.

Kompania KudoPay, ku qartazi duket ortakëria e Ben Blushit me Vjollca Hoxhën dhe Stela Gugallën e inceneratorit të Elbasanit. 

Dhe për ata që duan të dinë dhe fakte të tjera në lidhje me zvogëlimin e aksioneve të Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj si trashëgimtar të Dritan Hoxhës, janë edhe aksionet në Digitalb. Ku zonja Hoxha, pas shumë vitesh humbi mazhorancën kontrolluese. Kjo ndoshta jo për shkak të Ben Blushit. Por, aksionet i ka humbur. Pra, paketën kontrolluese.

[The “wedding” of Renaissance incinerators with Ben Blushi and Vjollca Hoxha] Ben Blushi është bërë ndoshta milioner, apo miliarder në pasuri. Prona të paluajtshme në emër të vjehrrit, biznese qindra mijëra euro, ose prona në qindra mijëra euro në Korçë. Të tjera në Tiranë. Dhe në bregdet. Një konflikt i pastër për një pronë, të regjistruar në mënyrë të paligjshme në Dhërmi. Ka shumë akuza se dhe moralisht Top Channel dhe në opinion publik me ardhjen e Ben Blushit ka një perceptim , një problematikë dhe akuza të ngritura. Kjo për shkak të menaxhimit të këtij televizioni.

Akuza të ardhura nga staf apo personel i larguar dhe debate të brendshme.

Kreshnik Spahiu është përpjekur të na tregojë Ben Blushin dhe të vërë viza barazimi.

Por, në fakt Kreshnik Spahiu nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ngatërruar Benin me dollarin. Me qindra milionat e tij dhe ortakëritë që ai ka krijuar me inceneratorët. Me pronarët e tyre, të cilët janë përfituesit e 178 milionë eurove kontrata koncesionare, nga taksat e shqiptarëve, nëpërmjet qeverisë, e cila ka hapur “thesin” për klientët e saj. Që janë ortakët e Ben Blushit dhe financojnë Top Channel dhe shumë media të tjera në Shqipëri.

Prandaj, Kreshnik Spahiu bën mirë që të mos e ngatërrojë herë tjetër Benin me dollarin, duke e ngatërruar me Tomor Alizotin. Sepse krahasime të tilla nuk tregojnë gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm se pak hapësirë televizive e sponsorizuar nga inceneratorët i vihet në dispozicion dikujt që të mbrojë Ben Blushin. Dhe pa dashje ngatërron Benin me dollarin./CNA.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme