Pilotët e FSK-së zhvillojnë shkathtësi në pilotim për reagim ndaj krizave dhe emergjencave nga ajri

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë shkathtësitë teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në ”Facebook”.

”Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale. Pilotët e FSK-së vazhdojnë me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi. Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt, është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC, si dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri”, ka shkruar Mehaj./21Media/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme