Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tetë persona kanë mbetur të lënduar.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Shupkovc, ndërkaq ishin të përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
Tutje Zahiti shtoi se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë ( persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti./Telegrafi/