Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njofton se “nxitja e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe ndaj qytetarëve bullgar nga Maqedonia e Veriut nuk është mënyrë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”.
Ata shtojnë se retorike agresive në fushatën për kryetar të Bashkisë së Shkupit është shembull për atmoferën jo të mirë dhe armiqësore ndaj qytetarëve me identitet bullgar dhe ndaj Bullgarisë. MPJ e Bullgarisë vlerëson se mossuksesi i fushatës anti-bullgare në Shkup dëshmoi se nuk ka përkrahjen e qytetarëve në Maqedoni.
Po ashtu theksohet se fushata bullgare nxit diskriminim dhe jotolerancë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mohon vlerat evropiane dhe është në kundërshtim me të gjitha normat.
“Bulgaria do t’i kushtojë vëmendje të posaçme gjithaq proceseve për krijimin e kushteve të domosdoshme që vetidentifikimi të jetë i mundshëm dhe të respektohen të drejtat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare.