Mehaj sërish në SHBA për një ngjarje shumë të veçantë

Mehaj: U nisa përsëri për në SHBA, për një ngjarje shumë të veçantë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të enjte është nisur përsëri për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për siç e quan ai, një event shumë të veçantë.

Ai tha se këtë fundjavë do ta festojnë në Des Moines, 10 vjetorin e Programit të Partneritetit Ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s.

 “Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa”.

“Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Mehaj tha se partneriteti i Kosovës me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gardës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më tej.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme