A po i plotësohet dëshira Menduh Thaçit që të bëhet zëvendës kryeministër i Gruevskit?!

Dhënia e mandatit liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit nga ana e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanovit ka habitur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Ekspertët e çështjeve juridike thuan se ky akt është antiligjor pasi që Nikolla Gruevski nuk e ka shumicën parlamentare për të qenë ai mandatari i qeverisë së re. Një pjesë e ekspertëve thuan se do të duhet që të formohet një qeveri ekspertësh.

Mirëpo vendimin e Ivanovit për t`ia dhënë mandatin Gruevskit e kanë qartësuar sot nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, shkruan Tetova1.
Aleanca për shqiptarët janë kategorik që nuk futen në qeveri me Nikolla Gruevskin. Nga Lëvizja Besa thuan se ata nuk futen në koalicion qeveritar me njerëz që janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale Publike.
Të vetmit që nuk janë prononcuar deri më tani dhe janë duke heshtur janë 10 deputetët e BDI-së, dhe dy deputetët e PDSH-së.
Pas kësaj heshtje nga këto parti politike shqiptare, parashtrohet pyetja në opinion, a do të jetë Menduh Thaçi zëvendës kryeministri i ri në qeverinë e Gruevskit?/Tetova1/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme