Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ka ardhur reagimi dhe nga ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Delawie është shprehur i tronditur nga ky sulm, duke thënë se dhuna është e papranueshme në demokraci.
Ai ndërmjet një postimi në Twitter ka shkruar:
“I tronditur nga sulmi në Kuvendin e Kosovës. Dhuna dhe gjuha që nxisin dhunën janë të papranueshme në demokraci”. /Sakte.net