Mustafa: Po punohet në zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut

Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, ryeministri Isa Mustafa dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe sot para lapidarit të Enver Malokut që është ngritur në vendin e vrasjes në lagjen “Bregu i Diellit”.

Duke lartësuar figurën e Enver Malokut, kryeministri Mustafa tha se , transmeton kp do të punohet për ta zbardhur vrasjen e Enver Malokut dhe fajtorët të sillen para drejtësisë.

‘’Sot jemi këtu me veprimtarët e LDK-së, me familjen e Enver Malokut, me bashkëveprimtarët e tij, të cilët bënë homazhe për të përkujtuar veprën e tij shumë të madhe. Një veprimtar shumë i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës , njeri i cili në errësirën më të madhe të informimit, depërtoi dhe dha kontributin e vet shumë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për popullin e Kosovës. Ne mendojmë se ai është një prej figurave shumë të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm të LDK-së, sepse kontribuoi edhe për çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Po ashtu për ata që nuk e deshën këtë liri dhe pavarësi e vranë atë dhe është detyrë e jona që Enver Malokun, për gjithë veprimtarët e LDK-së dhe për të gjithë ata që pësuan nga dora e dikujt ,të përgjigjen para ligjit për këto vepra të zeza që i bënë Kosovës’’ tha Mustafa.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve nëntëdhjeta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme