Protesta paralele për lirimin e Haradinajt në Tiranë, Prishtinë, Shkup

Në Kosovë, Shkup dhe Tiranë, do të zhvillohen sot protesta për lirimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar nga policia franceze në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë.

Protesta me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” do të zhvilohet në Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në orën 11:55.

Gjatë ditës së sotme edhe në Shkup do të zhvillohet një protestë para ambasadës së Francës për lirimin e Haradinajt. Kjo protestë organizohet nga shoqëria civile, ku bëjnë pjesë profesorë, artistë, studentë, gazetarë, si dhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.

Ndërsa në Tiranë forumet rinore të partive kryesore politike në vend do të protestojnë në orën 12:00 përpara Ambasadës së Francës në Tiranë.

Protesta për lirimin e Haradinaj janë zhvilluar ditët e fundit edhe në Prishtinë, Paris, Londër dhe SHBA.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nesër pritet të dalë përsëri para gjykatës, pasi në 4 janar është ndaluar në Aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 dhe po mbahet në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi ka kërkuar ekstradimin me akuza “për krime lufte në Kosovë” edhe duke i shtuar ato.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme