Franca duhet ta lirojë ish kryeministrin Ramush Haradinaj” tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një lidhje të drejtpërdrejt për InfoBox të RTV Dukagjinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu ai tha se BE duhet të mos lejojë shtetin fqinj të bëjë veprime të tilla.
“Unë mendoj se duhet të nxirret vendimi nga autoritetet franceze për lirimin e Haradinajt dhe BE të jetë i qartë me Serbinë që të mos lejojë të ndërmarrë veprime të tilla që nxisin e dëmtojnë paqen e stabiliteti në Kosovë por dhe në rajon”
Kryeministri Thaçi tha se Kosova do të vazhdojë të jetë në fokusin e presidentit të ri amerikan.
“Edhe administrata e re e presidentit Trump, do ta mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon, do t’i mbështesin vlerat që ne përfaqësojmë, vizionin tonë euroatlantik dhe në këtë drejtim, kam besim të plotë edhe nga kontaktet që kam zhvilluar me njerëzit e mundshëm që do të jenë në administratën e re të presidentit Trump, ku Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së presidentit Trump”