Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 473 raste të reja, jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa 505 e kanë fituar betejën me Covid -19. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 213.779, ndërsa prej tyre janë shëruar 197.998 dhe 7.492 kanë humbur jetën. Rastet aktive me virus në vend janë 8.289.
– Advertisements –