Prova të reja pretendon që ka siguruar Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Francë.
Ajo e ngarkon Haradinajn si përgjegjës për dhënien e urdhërimit si dhe kryerjen tërthorazi të 63 vrasjeve, raporton KTV.
Mediat atje raportuan për zgjerimin e këtyre hetimeve. Thuhet se këto prova nuk kanë qenë asnjëherë subjekt i shqyrtimit gjatë procesit gjyqësor në Hagë dhe, sipas mediave serbe, ato paraqesin plotësim të dëshmive dhe urdhrit për ekstradim që tashmë u është dërguar autoriteteve në Francë.
Kreu i prokurorisë për Krime të Luftës, Milan Petroviq, ka kërkuar që të kontrollohen të gjitha proceset në të gjitha zyrat e gjykatave dhe prokurorive që iu referohen pjesëtarëve të UÇK-së.
Ndërkohë, ligjvënësit kanë dështuar të nxjerrin një rezolutë për ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë.