Dimitrova: Edhe nëse formohet qeveria deri më 14 dhjetor, vështirë se menjëherë do të merren me RMV-në

Negociatat për përbërjen e qeverisë së re bullgare janë në fazën fillestare dhe vetëm nga java e ardhshme pritet të vazhdojnë me dyer të mbyllura, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, gazetarja e Radios Kombëtare -Bullgare, Tonya Dimitrova.

– Advertisements –

Siç shton ajo, është e pasigurt nëse çështja e mosmarrëveshjes do të jetë tema e parë që do të trajtojë qeveria dhe parlamenti i ri.

“E vetmja gjë që partitë thonë “Ndryshimet vazhdojnë” dhe “Ka njerëz të tillë” është se duhet të kemi një qeveri deri në Krishtlindjet bullgare, më 25 dhjetor. Edhe nëse Bullgaria arrin të ketë qeveri deri më 14 dhe 15 dhjetor, a do të jetë çështja e republikës së Maqedonisë së veriut ajo me të cilën do të fillojnë të merren?”, tha Dimitrova, duke shtuar se sfida e parë për autoritetet e reja bullgare do të ishte miratimi i buxhetit të vitit të ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme