Krimi në Gllogjan, policia e nxjerr edhe njësitin me qen

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se në vendin e krimit ka dalë K9 (njësiti me qen) i cili po bënë përpjekje për të rënë në gjurmë të të dyshuarit.

Ai tha se policisë Rajonale të Pejës i kanë dalë në ndihmë edhe ato të Prishtinës të cilat së bashku po punojnë për të zbardhur rastin.

“Dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm, në kryerjen e veprës”, ka thënë Elshani për Indeksonline.

Shoferi i autobusit dhe dy studentë janë konfirmuar si viktima të këtij akti kriminal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme