Ish polici rus Mikhail Popkov ka pranuar të jetë përgjegjës për vdekjen e 81 grave e ai tashmë vuan dënimin për 22 vrasje, transmeton Koha.net.
Siç njoftojnë media botërore, ai është bërë vrasësi serik i tretë në botë pasi që në burg ka pranuar të ketë vrarë 59 gra krahas 22 të tjerave për të cilat është dënuar.
Me origjinë nga Siberia, Popkov i sulmonte seksualisht vajzat e reja dhe pastaj i vriste me sëpatë, thikë e kaçavidë që nga mosha 18 vjeçare.
Në historinë e kronikës së zezë, më mizorë e vrasës nga Popkov janë Luis Gravito i cili në Kolumbi kishte vrarë 138 të rinj dhe Pedro Lopes që kishte dhunuar e vrarë 300 vajza në Kolumbi, Ekuador e Peru.