Reshje të dendura të shiut në Kërçovë, përmbyten disa shtëpi

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme të mëdha për shumë banorë të Kërçovës. Kështu gjatë natës janë vërshuar disa lumenj duke përmbytur qindra banesa, një numër i madh bodrumesh dhe dhomash ndihmëse, por më e rëndësishmja është se nuk ka viktima në njerëz.

– Advertisements –

“Shiu që ka tre ditë që bie shi në Kërçovë me ndërprerje të vogla, ka krijuar më shumë probleme për banorët e saj, ku qindra banesa kanë mbetur nën ujë”.

“Uji filloi të zvogëlohej gjatë ditës por balta dhe lagështia e lartë mbetën në banesat e përmbytura. Për plotësimin e nevojave të këtyre qytetarëve, një pjesë e tyre janë përkujdesur në një sallë sportive në qytet, ku do të qëndrojnë deri në stabilizimin e gjendjes”, tha Dashmire Ademi nga njësia rajonale e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas Ademit Ajo gjatë natës shumica e rrugëve të qytetit kanë qenë të përmbytura plotësisht dhe qarkullimi ka qenë i pamundur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme