Lavdërimi i Enver Hoxhës, Alizoti: Problem madhor i PS, trashëgimtare e sistemit totalitar

Deputeti i PD-së Tomorr Alizoti, në intervistë me Skype në emisionin Task Force në Syri Tv, foli për deklaratat e deputetit të PS Bujar Çela, që lavdëroi Enver Hoxhën.

Çela theksoi se lavdërimi i Hoxhës është problem madhor i PS, që është edhe partia trashëgimtare e Partisë së Punës, që vendosi totalitarizmin në vend.

“Edhe në Gjermani nuk lejohet që të lavdërohet Hitleri. Enver Hoxha në Shqipëri shfarosi popullin e tij, bëri masakra. Ky është problem madhor i një partie që trashëgon sistemin totalitar. PS a ka një qëndrim mbi të burgosurit politikë, mbi burgun në Spaç? Nëse kanë ndodhur masakra në Aushvic, kanë ndodhur edhe në Shqipëri.

PS duhet të pastrohet. Ajo që ka bërë deputeti socialist është akt i rëndë për shoqërinë. Këtu në Shqipëri, Enver Hoxha vdiq nga mosha, Nexhmije Hoxha vdiq po nga mosha, këtu komandantët e internimeve nuk kanë marrë asnjë dënim, ndërsa komandanti i Aushvicit është varur, ka dallim shumë të madh pra”, deklaroi Alizoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme