U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës Velipojë

Ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës Pashko Ujka. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për se 64-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ujka ka ndërruar jetë pak minuta pas atentatit që iu bë pranë banesës së tij.


Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij. Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme