Ruskovska: Kamçev nëse nuk qëndron në paraburgim mund të arratiset

Prokurorja që e udhëheq rastin Jordan Kamçev është absolutisht i sigurt se nëse ai lirohet nga paraburgimi do të arratiset, tha për “Utrinski Brifing” prokurorja Vilma Ruskovska duke folur për rastin “Perandoria” në të cilin njëri nga të akuzuarit është biznesmeni Kamçev dhe rasti “Parcelat në Vodno”.

– Advertisements –

“Mbrojtja e politizoi rastin duke thirrur vëzhgues ndërkombëtarë. Unë personalisht nuk më ka bërë presion nga askush. Kam biseduar me prokuroren për rastin dhe ajo është absolutisht e sigurt se nëse Kamçev lirohet nga paraburgimi do të arratisej”, tha kryetarja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska.

Ndryshe biznesmeni Jordan Kamçev ndodhet në paraburgim përkundër garancisë së ofruar në para dhe patundshmëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme