Burimet e Alsat, brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bëjnë me dije se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.
– Advertisements –
Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore.
Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.
Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar për Alsat, se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin./ Alsat.mk