Karabinieri Fabio Cervellieri, derisa ishte me mision në Kosovë dhe derisa ishte duke patrulluar, kishte hasur në një katërvjeçare, e cila ishte e sëmurë me diabetin mellitus të tipit 1.
Ai, bashkë me regjimentin e karabinierëve, vajzës nga Kosova ia mundësoi shërimin në spitalin “Umberto I” në Romë të Italisë.
Tani, vogëlushja ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është më mirë, shkruan TGCOM24, transmeton Klankosova.tv.
Shoqëruese e fëmijës ishte nëna e saj. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Itali janë mbuluar nga karabinerët italianë që shërbejnë në Kosovë.