Vjollca Aliti
– Advertisements –
Greqia ka regjistruar rastin e parë me variantin e ri të virusit “Omikron”. Ministri i shëndetësisë së Greqisë Thanos Plevris njoftoi se infeksioni u detektua tek një burrë 60 vjeçar i cili kishte udhëtuar nga Afrika e Jugut për në ishullin Krete në Greqisë. I infektuari është I vaksinuar plotësisht me dy doza.
“60 vjecari në Greqi ka arritur më 26 nëntor ku ka bërë test antigjen në aeroport, i cili fillimisht I ka rezultuar negative. Pas disa simptomave të lehta, ai është testuar përsëri dhe ka dal pozitiv. Pas testit të tretë, mëngjesin e sotëm atij I është detektuar variant Omicron I virusit. Për momentin ai është në izolim, ndërkaq familjarët e tij kanë rezultuar negative”, deklaroi Thanos Plevris, Ministër I Shëndetësisë i Greqisë.
Pos Greqisë, varianti i ri është regjistruar edhe në Itali, Greqi e Holandë. Shumë shtete të Evropës tashmë kanë ndërmarrë masa restriktive kundër përhapjes më të madhe të këtij varianti të virusit.
Edhe Shqipëria ka shtrënguar masat. Nga nesër u ndalohet hyrja në vend shtetasve nga Afrika e Jugut, ndërsa nga 4 janari kërkohet certifikata e vaksinimit për të punësuarit në administratë, markete dhe qendra tregtare.
“Pas vendimit që u mor për vaksinimin e pedagogëve dhe të studentëve Komiteti ka marrë vendim që deri me 30 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen pasi me 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negativ çdo 5 ditë”, deklaroi Mira Rakacolli, Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.
Autoritetet vendore për momentin nuk mendojnë për restrikcione. Theksin e vendosin në vaksinim sa më masiv të popullatës. Ministria e Shëndetësisë Venko Filipçe ka publikuar një analizë e cila tregon se vaksinat kanë treguar efikasitet të lartë tek popullata në vend si dhe mbrojtje nga formë e rëndë e sëmundjes si dhe nga vdekja si pasojë e Kovid19. Këto janë rezultatet fillestare të hulumtimit të bërë nga Haris Babaciq, magjistër i epidemiologjisë në Institutin Karolinska në Stokholm të Suedisë në bashkëpunim me sistemin elektronik të Maqedonisë “Termini Im”. Analiza ka treguar se vaksinat nga prodhues të ndryshëm nuk kanë dallim të madh në efikasitetin e mbrojtjes nga vdekja, por ka dallime në pengimin e hospitalizimit. Analiza po ashtu ka treguar se një dozë e vaksinës kundër Kovid19 është e pa mjaftueshme për të penguar pasojat e rënda nga sëmundja ndërkaq potencohet rëndësia për pranimin e së paku dy dozave. Për momentin në Maqedoni është e vaksinuar afër 40% e popullsisë. Ndërkaq për arritjen e imunitetit kolektiv, e nevojshme është vaksinimi i 80-90% e popullsisë./Alsat.mk