Kreu i VMRO-DPMNE-së edhe një herë porositi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja më e mirë, duke shtuar se pret të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm. Thekson se nuk mund të japë supozime më të sakta, por beson se zgjedhje të parakohshme do të ketë. I pyetur për negociatat me Bullgarinë dhe mundësinë që të dhjetor të tërhiqet vetoja, Mickoski deklaroi se Zoran Zaevi është në gjendje të nënshkruajë marrëveshje të re, e cila, siç thotë, do të jetë në dëm të shtetit dhe të cilën ata si parti nuk do ta pranojnë. Mickoski nuk tërhiqet nga mendimi se kjo është Qeveria më e keqe në 30 vitet e fundit.
“Unë nuk do të mundja të supozoja se çka do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Por, atë mbi të cilën ne si opozitë do të punojmë është të ketë zgjedhje të shpejta parlamentare dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike për ta realizuar këtë. Dihet si caktohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, me 61 deputetë në Kuvend. Unë mendoj se kjo do të ndodhë dhe duhet të ndodhë, sepse, siç thashë edhe në pyetjen paraprake, ka shumë arsye pse duhet të ndodhë. Kemi punë me Qeverinë më të paaftë në 30 vitet e kaluara“, tha Hristijan Mickoski, lideri VMRO-DPMNE-së.