Ish zëvëndës shefi i CIA-s për Ballkanin: Ka ardhur koha për ndarje të Kosovës

Ish zëvëndës shefi agjensisë amerikane të inteligjencës – CIA – Steven Meyer, i ka një dhënë intervistë javores Beogradase, Nedeljnik, ku ka sugjeruar Qeverinë e Serbisë që të heqë dorë nga dialogu aktual me Kosovën dhe të propozojë ndarjen e saj në via etnike.

Qeveria e Vucic së pari duhet të informojë BE-në dhe Prishtinën se pezullon pjesëmarrjen në procesin e Brukselit, sepse pas tri viteve të ngurrimit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës ende nuk është arritur përparim i rëndësishëm. Për më tepër, Beogradi duhet të bëjë të qartë se Serbia është e gatshme të angazhohet në bisedime, dhe se këtë do t’a bëjë, vetëm kur të krijohet një kuadri i ri, më efikas. Prishtina do t’a dënojë këtë qëndrim dhe do të thërrasë BE-në dhe SHBA-të që të bëjnë presion mbi Serbinë. Por kur Beogradi e bën kthesën, nuk duhet të ndalet, tha analisti Meyer.

Së dyti, është e nevojshme për Beogradin që të krijojë një kornizë për negociatat që do t’i shërbejnë interesave serbe, por në të njëjtën kohë të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjitha palët e interesuara. Me pak fjalë, Beogradi duhet të marrë një rol udhëheqës në këtë proces, në vend se të bie dakord për pozicionin e të dobëtit që përkulet. Qasja e re duhet domosdoshmërisht të adresojë çështjen e sovranitetit. Një qasje e tillë ende nuk është testuar.

E vetmja gjë që është arritur është se Kosova është bërë një nga “konflikteve e ngrira” në serinë e pafundme. Qeveria Vucic definitivisht ka treguar guxim në kundërshtimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, duke refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ajo duhet të jetë poaq e guximshme edhe në çështjen e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, strategjia e Beogradit duhet të kuptojë realitetin në dy fronte. Së pari, Beogradi duhet të pranojë faktin e vështirë që Serbia nuk do të marrë Kosovën përsëri. Çdo përpjekje në këtë drejtim në mënyrë të pashmangshme do të provokojë një luftë – një luftë që Serbia nuk do të jetë në gjendje për t’a fituar. Sipas raporteve të mediave, Ivica Dacic tha kohët e fundit se ai nuk pret që Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të kthejë Kosovën në Serbi. Kjo është padyshim e vërtetë. Para së gjithash, Trump nuk ka pushtet, autoritet ose të drejtën për t’a bërë këtë. Për më tepër, nuk ka asnjë arsye bindëse që administrata e tij do të përpiqet që t’a bëjë këtë. Unë e di se sa e rëndësishme është Kosova për historinë serbe, kulturën dhe fenë. Unë e di se sa e vështirë është që serbët që më në fund të pranojnë faktin se sovraniteti mbi zonat në jug të lumit Ibër është i humbur pakthyeshëm. Por për fat të keq, fakti është se populli serb duhet të përballet me këtë nëse ka ndërmend që të ecë në një drejtim më të mirë. Së dyti, në Kosovë ende jetojnë 150.000 serbë që meritojnë mbështetjen dhe mbrojtjen e Serbisë.

Është e kuptueshme që Qeveria serbe është ajo e cili duhet të paraqesë një politikë të re në zhvillimin e negociatave. Përveç kësaj, më lejoni të sugjeroj një linjë të mundshme të veprimit. Për fillim, Beogradi duhet të zbatojë idenë e Samardjic nga viti 2008, për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike. Prandaj, do të vendoste sovranitetin e plotë në veri të Ibrit, ku serbët përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë. Kjo zonë është përballur me probleme kronike të tilla si papunësia e lartë dhe varfëria. Një situatë e tillë vetëm do të përkeqësohet më tej nëse çështja e sovraniteti nuk zgjidhet në kohën e duhur. Ky është fati që populli në Mitrovicë nuk e meriton dhe turpi që Qeveria e Serbisë është ende duke e lejuar. Heqja e pjesëmarrjes së Listës serbe në Kuvendin e Kosovës duhet të demonstrojë mjaft mirë edhe një herë se sa e tmerrshme është situata për serbët në Kosovë dhe se është e nevojshme për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zona në jug të Ibrit duhet të bjerë nën sovranitetin e Kosovës. Të gjithë shqiptarët në veri të lumit të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë nën sovranitetin e Serbisë duhet të zhvendosen në jug me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Shqiptarët që, megjithatë, duan të qëndrojnë në veri, duhet t’u garantohet siguria dhe jeta normale. Kjo është e mundur pasi që të arrithet një marrëveshje në mes Beogradit dhe Prishtinës, zbatimin e së cilës do t’a mbikëqyrnin Kombet e Bashkuara, dhe që do të përfshinte kontrolle të rregullta në terren për të ofruar sigurinë dhe prosperitetin e popullsisë shqiptare, përfundoi Meyer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme