Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.
Seanca do të mbahet nesër në orën 10, pas kthimit të tij nga një vizitë zyrtare në Indi, raporton Blic, transmeton sakte.net.
Pika e vetme e rendit të ditës në këtë takim do të jetë lirimi i Haradinajt dhe reagimi i Serbisë për këtë.
Haradinaj u lirua sot me kusht nga Gjykata e Apelit në Colmar. Megjithatë, ai do të paraqitet dy herë në javë në polici deri në nje vendim tjetër.