Shpend Ahmeti: Arrestimi i Ramush Haradinajt, rezultat i politikave të nënshtrimit

Sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, trajtimi i Ramush Haradinajt në Francë është trajtim i Kosovës dhe gjithë banorëve të saj.

Sot Haradinaj u lirua me kusht nga gjykata franceze, pak ditë pas ndalimit në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia më 2004.

“Trajtimi i Ramush Haradinaj dhe vendimi i gjykatës në fakt janë trajtim i Kosovës dhe gjithë neve. Politika e nënshtrimit asnjëherë nuk funksionon në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe për shkak të këtyre politikave sot shohim këto fotografi”, ka shkruar ai në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme