Ish – kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar ndaj vendimit të sotëm për Ramsuh Haradinajn në Colmar, Francë.
Ajo nuk është pajtuar me këtë vendim:
Vendimi për lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse është lehtësues për arsyen se ai nuk do të mbahet në burg, nuk është i drejtë.
Shpresoj që autoritetet në Francë të përshpejtojnë procedurat gjyqësore në mënyrë që zoti Haradinaj t’i kthehet sa më shpejt Kosovës dhe familjes së tij.
Ndërkaq, Serbia, njëherë e përgjithmonë, duhet të ndërpres keqpërdorimin e institucioneve të drejtësisë për të sulmuar politikisht Kosovën dhe popullin e saj.