Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së sotme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi në Katllanovë të Shkupit, ku ka gjetur laborator për prodhimin e substancave narkotime. Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një 43-vjeçar.
– Advertisements –
“Është kontrolluar shtëpizën e vikendit në pronësi të N.Z. (47) në fshatin Gradmanovc të Katllanovë, ku është gjetur laborator për prodhimin e marijuanës, rreth 200 saksi me rrënjë, filtra ajri dhe pajisje të tjera prodhuese, rreth dy kilogramë marijuanë”, shtojnë nga MPB.