Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftojnë se kandidatët për kryetarë të partisë kanë hedhur short për renditje në listën e votimit për zgjedhjet brendapartiake të 12 dhjetorit. Sipas shortit, Dimitar Kovaçevski do të mbajë numrin 1, Frosina Remenski numrin 2, kurse Jovan Despotovski do të mbaj numrin 3.
– Advertisements –
“LSDM është e vetmja parti në vend që ka mekanizëm të lartë demokratik për zgjedhjen e kryetarit, në të cilin anëtarët e zgjedhin kryetarin e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.