Ministria e Mbrojtjes (MM) njoftoi se janë siguruar 7.000 uniformave të reja luftarake për pjesëtarët e Armatës, ndërsa Batalioni për forcat speciale merr 700 komplete të reja të uniformave luftarake, posaçërisht të dizajnuara sipas kërkesave të tyre.
– Advertisements –
“Vetëm para disa viteve, një nga problemet më të përmendura në Armatë ishte mungesa e çizmeve dhe uniformave për pjesëtarët e saj. Treguam se me vullnet politik dhe punë mund të zgjidhen këto probleme. E zgjidhëm problemin, dhe njëkohësisht vendosëm dhe sistem të furnizimit i cili duhet të garantojë se problemet e tilla nuk do të përsëriten asnjëherë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Uniformat e reja arritën në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup. Me këtë tërësisht përfundon pajisja e Armatës me uniforma të reja luftarake, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.